Shefat e postës vjedhin pensionet e banorëve të Divjakës. Ku i gjen...

Shefat e postës vjedhin pensionet e banorëve të Divjakës. Ku i gjen PS të gjithë hajdutë!

94
0
Shares

Shënohet rasti i dytë në pak javë ku punonjës të postës vjedhin pensionet e qytetarëve pas atij të Dibrës.

Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:

E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë;

G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY