Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

96
0
Shares
Foto Ilustruese

Masa ndëshkuese për 3 të paraburgosurit që rrahën dje policët në burgun e Peqinit.

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu, goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin Kastriot Likja për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY