Zemërim në protestën para ministrisë së Brendshme, qytetarët e Tiranës: Ka rënë...

Zemërim në protestën para ministrisë së Brendshme, qytetarët e Tiranës: Ka rënë shteti

75
0
Shares

Një numër i konsiderueshëm qytetarë të Tiranës po protestojnë para ministrisë së Brendshme për vrasjen me skag të 7-vjeçares Jonada Avdiaj në plazhin e Potamit.

“Këtu njerëzit po ikin çdo ditë se nuk ka siguri. Duhen shkarkuar të gjithë. Si mund të jepet 5 vjet burg për atë rrugaç, duhet burg përjetë”-tha një nga protestues për fax tv.

“Të ikin një orë e më parë, hoqi një mjekërcjap vuri një tjetër. Kam frikë të bëj pushime, duhet drejtësi për vogelushen.Burgim të përjetshëm, kjo është drejtësi se nuk e imagjinoj dot.

Poshtë zagarët! Është ngjarje skandaloze, ka rënë shteti. Unë s’kam siguri fare, kam ardhur e se di  a shkoj në shtëpi”, tha një protestues për mediat e pranishme në protestë.

Më poshtë janë fjalët që mbajtën dy familjarë të 7 vjeçares.

Ilirjana Kucana: Unë jam familjare, pa e ditur se ishte Jonada mbesa jonë, jam trishtuar pafund. Është tmerr i vërtetë, është për tu admiruar forca që kanë gjetur prindërit për të pritur dhe përcjellë njerëz. S’kam fjalë për dhimbjen tonë!

Të ikësh në emigracion e të punosh si bledari e ermira dhe të kthehesh herë pas here nga atdhedashuria dhe të merrnin këtë për shpërblim, aq më tepër nga një drejtues policie. Ai edhe pas incidentit, ka xhiruar nën efekt droge. Nuk dua të bëj politike, s’është çështje politike sepse mund ti ndodhë kujtdo. Pas ngjarjes, kam frikë të dal në rrugë me vajzën se e ke në duar dhe vijnë e i marrin jetën, hallat kanë parë të gjithë skenën makabre.
Të respektohet dhimbja që ka pushtuar atë familje, kreu i shtetit e ka rënduar dhimbjen me deklaratat që ka bërë.Jonada është nënshtetase angleze dhe ju siguroj se do e ndjekim deri në fund.

Familjarja e 7-vjeçares: Ishte dita e dytë e pushimeve, tragjedia! Kryebanditi i veshur me uniformë policië është rikthyer pas krimit për të marrë familjen dhe për ta shëtitur me jahte luksoze. Nuk i mjaftoi që i mori nga duart dritën e syve babait por ka xhiruar me skaf. Nuk themi më shumë për të mos thelluar dhimbjen e Bledit dhe të Ermirës.

Ne jemi në pritje të njerzve, ne do ti drejtohemi organeve të drejtësisë sapo të mbarojmë nderimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY