U bojkotuan edhe plazhet në Dhërmi e Jalë, protestë ndaj qeverisë që...

U bojkotuan edhe plazhet në Dhërmi e Jalë, protestë ndaj qeverisë që të vret dhe turizmit pseudo që riciklon paratë e krimit

268
0
Shares

Përveç Potamit janë bojkotuar sot edhe plazhet e Dhërmiut dhe Jalës.

Gazetarja Anila Jole që ndodhej atje ka postuar foto dhe një shënim ku përshkruan protestën qytetare përmes refuzimit të fodullëkut, parasë së pistë dhe plazheve ku riciklohet paraja e krimit.

Postimi i gazetares:

Sot ne jug plazhet e Dhermiut, Jales, Potamit etj ishin bosh.
Bojkot makuterise, arrogances, pronareve qe s’dine te sillen, denglave, luksit idiot e pa fre, femrave me taka qe pushojne me parate e dashnoreve, te forteve qe kane zaptuar edhe detin edhe reren sikur e trashegojne nga babai.

U desh nje engjell te sakrifikohet, qe te kuptojne shqiptaret se me shume se per fotot ne instagram, pushimet ne plazh duhet te ofrojne qetesi, siguri, thjeshtesi, familje, muzike te embel, ushqim te shijshem dhe miresjellje.

Shpresoj qe “pronaret e jugut” te reflektojne per kete bojkot, por dyshoj shume, se ne Shqiperi çudia me e madhe zgjat vetem 3 dite. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY