FOTO/ Plazhi i Potamit braktiset nga pushuesit, vetëm një kukull atje. Si...

FOTO/ Plazhi i Potamit braktiset nga pushuesit, vetëm një kukull atje. Si përshkruan gazetarja

68
0
Shares
Plazhi i Potamit në Himarë u braktis sot nga pushuesit në shenjë dhembje dhe proteste për vrasjen e vajzës 7 vjeçe një ditë më parë.
Jonalda Avdia, u përplas nga një gomone me drejtues një oficer policie, Arjan Tase.
Në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë.
Gazetarja Esmeralda Keta, që ndodhet atje përshkruan sot plazhin në rrjete sociale dhe poston foto ku plazhi është zbrazur.
“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan gazetarja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY