Shkatërrohet automjeti i ish-juristit të ASHK Sarandë Laert Pasha i cili që prej 10 majit është arrestuar nga policia, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Persona të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasëm të mjetit, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me sprajt mjetin tip fuoristrade Mercedes-Benz ML me targë AA823YS.
Ngjarja në lagjen nr.4, mjeti ndodhej i parkuar që prej arrestimit të 41-vjecarit. Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen në burg u sulmohen pronat.
Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe Bashkisë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/