SPAK arreston Bledar Zenelin, thirrje e nxitje për vepra terroriste

SPAK arreston Bledar Zenelin, thirrje e nxitje për vepra terroriste

92
0
Shares

Me urdhër të SPAK u arrestua sot Bledar Zeneli me akuzën për terrorizëm.

”Sot më date 02.08.2022  ne orën 08:00,  nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit ndalimit të prokurorit të Prokurorisë  së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, për shtetasin Bledar Zenelin si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale:“Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes  së urrejtjes  ose grindjeve “ parashikuar nga nenet  232/a dhe 265  te Kodit Penal”, njofton SPAK.

Ndalimi i Zenelit u  be pas një  hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria eAntiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook, Twitter, Telegram, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY