Denoncimi i Malltezit: Gugallja dhe Zoto u financuan dje nga qeveria me...

Denoncimi i Malltezit: Gugallja dhe Zoto u financuan dje nga qeveria me afro 20 milionë euro

60
0
Shares

Anëtari i Këshillit Kombëtat, Jamarbër Malltezi pyeti qeverinë në një deklaratë për mediat sr pse u kaluan dje 2 miliard lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja?

“E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:

Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë, tha Malltezi teksa premtoi 5 pyrtje cdo ditë në lidhje me inceneratorët.

Ja edhe 5 pyetje:

1.    Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?

2.    Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?

3.    Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?

4.    Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?

5.    Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?  r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY