PD tryezë për familjen, ta mbrojmë strukturën dhe të mos i kthejmë...

PD tryezë për familjen, ta mbrojmë strukturën dhe të mos i kthejmë prindërit në numra

64
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një tryezë me intelektualë dhe aktoviszë zë Tiranës se familja është domosdoshmëri për ne si forcë konservatore

“Mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj është një imperativ, një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi patur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë. Kam ardhur të dëgjoj ju, mendimet, pikëpamjet, idetë tuaja për familjen ne rrezik, apo për dramën që po përjeton shoqëria shqiptare sot, që ka për teatër familjen shqiptare”, tha Berisha.

Ndërkohë kanë komentuar edhe emra të njohur të aktivizmit dhe kërkimeve në Tiranë.

Tupja: Rama dhe qeveria e tij, shkatërruan qelizën shqiptare, familjen

Tani unë jam rritur, nuk jam jetim nga nëna e baba, kemi pasur familje. Ata që janë jetim do ta ndjejnë përherë, pasi u mungon familja. Një psikolog amerikan në vitin 1970 boton një libër, Dotson quhet, ‘Si të prindërojmë’. Francezët e marrin, e përkthejnë këtë libër dhe i vendosin një titull tjetër, që e nxorrën nga përmbajtja e librit dhe është; Gjithçka luhet para moshës 6 vjeç. Dmth themelet e personalitetit të fëmijës dhe shtyllat e personalitetit hidhen deri në moshën 6 vjeç.
U alarmua bota e psikologëve, si është e mundur? Po është e mundur thotë ai, do të thotë që gjithçka luhet në atë moment dhe tjetra është mbushje. Familja parakonfiguron vijat e përgjithshme të karakterit. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Familja është e pashmangshme për të rritur njerëz të shëndetshëm.
Empatinë ta mëson familja, e ka njeriu, lind. E mëson edhe shimpanzeja empatinë. Por ka politikanë që nuk e mësojnë se çfarë është empatia; dhembshuria për tjetrin, të dhemb tjetri, fatkeqësia e tij. Mendoj se tema e zgjedhur për sot, është shumë aktuale sepse mesa shohim, mjerë ata që nuk duan të shohin. Ata që kanë një ndërgjegje, janë të alarmuar. Familja është ajo që ripërtërin, ndërron brezat. Kështu si ja ka nisur Shqipëria, do të vijë një ditë, familja do të shpërbëhet. Antropologjia na mëson që, si u krijua shoqëria, lindi nga perëndia? Unë jam evolucionist. Por ku paraardhësit sipas mendimit tim, unë jam darvinian, arriti stadin homoerektus, njeriu që u ngrit në këmbë dhe për të arritur të homosapiensi, mashkull-femër, pati një evolucion. Sepse primati nënë, kishte frikë se mos ja hanin të tjerët edhe i shoqi, dhe gjeti mënyrën për ta zbutur të shoqin dhe ja arriti, sepse kishte nevojë dhe për ndihmë dhe ja arriti.
Një tjetër psikolog francez, Aldo Naouri thotë; gruaja ka krijuar shoqërinë, duke nisur pikërisht nga kjo. U krijuan shumë çifte, u krijua fisi, pak nga pak, erdhëm tek bashkësia, nuk po e çuaj shoqëri. Gjithçka nis me familjen. Ka edhe kafshë që e kanë ndjenjën e solidaritetit. Është një lloj qeni në Afrikën e Jugut, kur një qen është i plagosur, i sjellin ushqim edhe këtij.
Solidariteti, dhembshuria, komunikimi janë të familja. Nëse familja në Shqipëri zhdëmtohet, iku, mbaroi kombi shqiptar. Sepse familja shqiptare sot përballet me korrupsionin, pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron një mori njerëzish. Varfëria po e vret familjen, shikoni dramat që ndodhin brenda familjes. Dhuna kundër gruas, fëmijës, pleqve. Papunësia, emigracioni, ikin fëmijët, mungesa e shtëpisë, droga etj.
Të gjitha këto krijojnë plagë në familjet shqiptare, sidomos të nënave shqiptare. Prandaj unë them që duhet ti biem kambanave të alarmit. Rreziku është te familja. Duhet të ndryshojë mentaliteti. Pa familje jemi të gjithë të mbaruar. Jam shumë i trembur dhe i vesh, atribuoj një përgjegjësi të jashtëzakonshme, qeverisë aktuale, që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, sidomos kryeministri Edi Rama dhe kori i tij.
Prandaj para jush uroj kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, për lumturinë që i sjell vetes dhe qeverisë së tij, duke shkatërruar thelbin, qelizën shqiptare, familjen.

Ines Nurja, eksperte e statistikave: Po largohet nga Shqipëria pjesa më e aftë për punë!*

Familja shqiptare ndodhet në një vështirësi shumë të madhe pasi kjo vjen nga faktori kryesor është emigracioni. Ky fenomen i cili ka ardhur nga e kaluar si bashkimi familjar diktaturës dhe problemeve ekonomike dhe sociale, ndërsa sot faktori vetëm i emigracionit është faktori ekonomik. Në shifrat e EUROSTAT tregon se janë larguar 25 përqind e shqiptarëve, ndërsa 80 përqind e të larguarve janë 34 vjeç, pra po largohet e gjithë pjesa më e aftë për punë. Arsyeja që sjellë këtë eksod të frikshëm vjen si pasojë e pasigurisë, ekonomisë dhe mungesës së hapësirave për të jetuar. Duhet pasur parasysh se disa nga ata që emigrojnë bëhen pjesë e krimit e si pasojë konflikti i nisur atje është reflektuar edhe këtu. Shqiptarët në 2020 kanë shpenzuar 40 përqind të rrogës vetëm për ushqimet bazë, qeveria nuk ka marrë masa por kanë shtuar taksat. Një problem shuam i frikshëm është se 30 përqind e shqiptarëve që kanë pamundësi për të siguruar ushqimet ndërsa të varfër janë rreth 40 përqind shifra të frikshëm që tregon problemet që po hasin familjet në vend e kjo ka sjellë dhe largimin masiv.
Ndërsa OKB thotë se 1/3 shqiptarë vuan nga pamundësia për të siguruar ushqimet.

Erion Kristo, profesor, autor, gazetar: Pa familjen s’ka shtet. Një i ikur sot është i barabartë me 5 të ikur nesër!

Të familja përplasen të gjitha dallgët e mundshme që prodhon shoqëria. Një nga dallgët e fundit ishte dallga e helikës së skafit të një funksionari të lartë të policisë i cili në vend që të jetë aty për zbatimin e ligjit, është aty për të shkaktuar tragjedi. Aq sa, vetë kryeministri i vendit e kupton që ka përgjegjësi direkte Policia e Shtetit. Por problemi i këtyre përgjegjësisë ne nuk po na del asnjëherë. Por, rritja e çmimeve solli një të mirë që u zgjidh dilema e kosit. Kosi hahet apo pihet. Kosi tani nuk blihet. U zgjidh si çështje. Kur thuhej dikur, ‘ha një përshesh me kos’, tani kam përshtypjen se s’do ta themi për një pjesë të mirë të popullsisë. Kam qenë ndër të parët që kam folur për familjen. Pa familjen s’ka shtet. Familja humbi funksionet. Kjo ikja e tmerrshme është si punë hemorragjie. Një njeri që ikën sot, është i barabartë me 5 të ikur nesër. Në 10 mijë kanë lindur 10 mijë fëmijë shqiptarë, janë ata që ne na mungojnë te abetaret. Familja është mbartësja e jetës. Ku e mëson fëmija edukatën e punës? Në familje. Ku e mëson kulturën? Në familje. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY