Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 shtetas, Farudin Zykaj, Gjergji Metushaj, Lavdi Xhelilaj.
Ata ndërtuan në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, një mol pluskues dhe hedhën materiale inerte në det.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:
– F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë.
– Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.
– L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/