Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ I vonuari i Europës

01/08/2022
Rama përjashtoi opozitën nga festa, reagon PD: Ja si festohej para 2013
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Grigels Muçollari

Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama vonoi të reagojë. Jo se qeveria e tij nuk po vë gjumë në sy prej punëve të mëdha e nuk gjen kohën të merret me Kosovën. Përkundrazi, vonesa është e qëllimtë. E përcakton korniza e Open Balkan, që e sheh Shqipërinë si një mikroshtet servil,
pa ndjeshmëri kombëtare, pa të shkuar, me kurrizin e bërë të butë si barku nga i forti i aleancës gjysmake të Ballkanit.

Sa herë Kosova bën përpara për të vënë në vend dinjitetin e saj si shtet, Rama kompleksohet.
Kjo lidhet me disa faktorë por unë për të mos ju rëndur do përmend vetëm tre prej tyre.

I pari, Rama ndihet inferior ndaj Albin Kurtit, në arsim, përgatitje, kulturë politike dhe diplomatike.
E kemi vënë re në çdo takim dypalësh, ku Rama çartet, tund këmbën me nervozizëm dhe këput ndonjë batutë nga ato që bëjnë për të qeshur vetëm vartësit e tij.

Faktori i dytë është mendimi madhështor që ai i imponon vetes. Rama nuk pranon asnjë opinion që nuk e shfaq Ramën protagonist. Vendimi i pavarur i qeverisë së Kosovës e anashkalon Edi Ramën dhe egon e tij politike për të qenë fjala e fundit e shqiptarëve. Kryeministri i Shqipërisë ka folur disa herë në emër të Kosovës, në orvatje për t’ia zbehur mëvetësinë shtetit të saj. Ky është edhe qëllimi i Serbisë, të tregojë se Kosova nuk ka aftësitë të bëjë shtet. Këtë opinion pala serbe e ndan në çdo takim ndërkombëtar. “Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo nuk ka burime të mjaftueshme vetëqeverisëse. I duhet Serbia”. Kështu e justifikon kundërshtinë ndaj pavarësisë së Kosovës miku i Edit. Kështu e justifikonte edhe Millosheviq heqjen e autonomisë së Kosovës më 1989.

Për të jetësuar axhendën serbe në Kosovë, Millosheviq dje dhe Vuçiq sot bëjnë rrëmujë, duke fajësuar shqiptarët se ndezin konflikte etnike në Ballkan. Të bezdisur nga cic-micet ballkanike, faktori ndërkombëtar kërkon negociata; thënë shqip lëshime. Serbia trysnon, Kosova më e vogël duhet të lëshojë pe. Në këtë drejtim Rama nuk vonon për të reaguar. Ai nxiton të këshillojë Kosovën të ulet të bisedojë, të arsyetojë, të kuptojë, pasi Kosova nuk kupton; të gjykojë me ftohtësi, sepse është e ngarkuar emocionalisht nga e kaluara dhe nuk ka largpamësinë e Ramës për të parë të ardhmen e Ballkanit. Se as mundet ta përfytyrojë veten për një çast Edi Rama lider i një shteti dinjitoz.
Nëse bindet, ndoshta Kosova mund të marrë mbështetjen e faktorit proserb për heqjen e vizave qytetarëve të saj.

Tanimë jemi te faktori i tretë:
Karakteri i udhëheqësit ka të ngjarë të bëhet karakteri i shtetit. Kur ka qenë hera e fundit, ose ndoshta duhet të them hera e parë, që e keni parë shtetin e Ramës të shfaqë një fije dinjiteti në një drejtim çfarëdo? Kosova në pak jetë shtet e ka treguar veten. Ia ka vënë kufirin te thana presidentit serb dhe ministrave të tij që hynin e dilnin në tokën e saj e për të flisnin pa respekt. Respekti është reciprok dhe masave të Serbisë, Kosova i përgjigjet me reciprocitet.

Po kur nuk fiton dot në fushë, provon të fitosh jashtë saj. Këtë po bën Serbia me Open Balkan.
Bashkë me Ramën po ia vendosin Shqipërinë Kosovës si një mrokull, nga ato që i vendos Policia Bashkiake automjeteve në Tiranë.

Në hapjen e negociatave, në reagimet shtetërore e deri te fikja e zjarreve, Edi Rama është i vonuari i Europës. Shteti që ai vjedh nuk ka një qen për emergjencat civile, e jo më të ketë dinjitet përpara faktorit ndërkombëtar. Askush nga liderët botërorë që ne shohim në televizor nuk impresionohet nga garderoba e tij. Ato filma bëhen për konsum të brendshëm, që shqiptarët të magjepsen me udhëheqësin si dikur me Enver Hoxhën kur i binte me grusht tavolinës në mbledhjen e partive komuniste në Moskë. I vonuar edhe ai.

Mungesën e përmbajtjes e ka zëvendësuar garderoba, por garderoba nuk e zëvendëson dot mungesën e dinjitetit shtetëror.

Bashkë me Kosovën kemi dy sjellje diplomatike që nuk mund të ecin paralelisht me njëra-tjetrën.
Nga njëra anë qëndrimi dinjitoz i Republikës së Kosovës, që i bën nder çdo shqiptari, kundrejt lapanjosjes nga i vonuari i Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.