Këshilli i BE dhe Bundestagu gjerman, kushte të tjera Shqipërisë para paketave...

Këshilli i BE dhe Bundestagu gjerman, kushte të tjera Shqipërisë para paketave të negociatave

116
0
Shares

Stinne Klapper, drejtuesja e zyrës së fondacionit gjerman,“Friedrich Ebert“ në Tiranë, ndërsa foli në një intervistë për DË rreth sfidave që duhet të fitojë Shqipëria, pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, theksoi se metodologji e zgjerimit të BE e ka mundësinë e rikhtimit të procesit nëse nuk plotësohen standartet.

“Nëse nuk ka përparim ose nëse ndodh kthim prapa, kjo do të reflektohet edhe në hapat e integrimit. Kemi parë zhvillime shumë problematike për sa i përket përkeqësimit të standardeve demokratike, për shembull, në vende si Serbia edhe pse vendi është tashmë në mes të bisedimeve për anëtarësim. Instrumentet e deritanishme sigurisht që nuk kanë qenë garanci për progres”, tha Klapper.

Pyetje: Strategjia e re e Zgjerimit të BE parashikon edhe kthimin pas, ose ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit. nëse zhvillimi ngec. Korrupsioni në institucionet shtetërore dhe mosndëshkimi janë pengesa për zhvillimin e Shqipërisë. Cilat mendoni se janë ato veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren që ky rrezik potencal te shmanget?

Stine Klapper: Është një risi e mirë e të ashtuquajturës metodologji e zgjerimit që të ketë mundësinë e kthyeshmërisë që do të thotë, se nëse nuk ka përparim ose nëse ndodh kthim prapa, kjo do të reflektohet edhe në hapat e integrimit. Kemi parë zhvillime shumë problematike për sa i përket përkeqësimit të standardeve demokratike, për shembull, në vende si Serbia edhe pse vendi është tashmë në mes të bisedimeve për anëtarësim. Instrumentet e deritanishme sigurisht që nuk kanë qenë garanci për progres. Është e rëndësishme që të ketë mekanizma që sanksionojnë këto zhvillime. Kjo ka munguar në të kaluarën po aq sa zhvillimet pozitive nuk kanë çuar domosdoshmërisht në avancimin e procesit si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është thelbësore për një procesi integrues funksional që të ketë pasoja reale lidhur me zhvillime pozitive dhe negative në procesin e integrimit evropian.

E njëjta gjë është në fakt, e vërtetë, brenda BE: kemi parë vitet e fundit që standardet e sundimit të ligjit janë përkeqësuar në Hungari dhe Poloni edhe pse këto dy vende tanimë janë anëtare të BE për një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që duhet të intensifikojmë debatin për t’i mbrojtur këto baza të demokracisë dhe shtetit të së drejtës edhe brenda Unionit. Në fund është e njëjta ꞔështje si për vendet anëtare dhe ato kandidate që kërkon instrumente të mëtejshme. I ashtuquajturi mekanizëm i sundimit të ligjit që përfshin opsionin për të sanksionuar shkeljet e sundimit të ligjit është një hap i parë i rëndësishëm, dhe po ashtu është edhe kthyeshmëria në procesin e zgjerimit. Meqenëse ju pyesni për veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren në këtë drejtim: nëse përqafohen reformat për harmonizimin e acquis të BE dhe konsolidohen më tej demokracia dhe sundimi i ligjit – kjo përfshin luftën kundër korrupsionit që përmendët – vendi duhet të shkojë më tej drejt anëtarësimit .

Ndërsa Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman”Konrad Adenauer” në Tiranë mendon se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni.

DË: Cili është mendimi juaj për situatën aktuale politike në Shqipëri?

Tobias Ruettershoff : Përshëndesim hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap historik në rrugën drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një sinjal i rëndësishëm në kohët e trazuara politike globale. Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë pro-evropiane, por për shkak të bllokimit dhe vonesës së gjatë në hapjen e negociatave, kohët e fundit kemi përjetuar, në vend, një lloj “lodhjeje” dhe zhgënjimi nga BE. Kështu, negociatat tani duhet të fillojnë shpejt për të nxitur një dinamikë të re pozitive. Për më tepër, shpresojmë që hapja e negociatave të mbajë një presion konstruktiv ndaj institucioneve dhe autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reformat dhe konvergjencën drejt standardeve të BE. Brenda vendit, kjo do të thotë gjithashtu që çështje të tilla si skandali i inceneratorëve, i zbuluar nga opozita, duhet të çojnë në veprime më konkrete, duke përfshirë hetime të mëtejshme dhe fundin e mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krime dhe korrupsion.

DË: Çfarë mendoni për reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë dhe të thellojë për të ecur drejt standardeve evropiane tani që negociatat e anëtarësimit janë hapur?

DË: Ju sapo përmendët rëndësinë e veprimeve konkrete kundër korrupsionit. Ndërkohë, korrupsioni në institucionet shtetërore dhe mosndëshkimi mbeten pengesa për zhvillimin e Shqipërisë. Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së parashikon kthimin ose ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit në rast stanjacioni ose mungese të progresit. Cilat mendoni se janë veprime të rëndësishme që duhet të ndërmerren për të shmangur një rrezik të tillë të mundshëm për Shqipërinë?

Tobias Ruettershoff: Pasi është hedhur hapi i parë me Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, tani është koha për t’iu rikthyer punës. Ajo që duket se ka qenë paksa jashtë fokusit kohët e fundit është që Këshilli i BE dhe Bundestagu gjerman kanë vendosur kushte të mëtejshme përpara se të vazhdojmë me hapjen e paketave të para të negociatave.

Kuadri i negociatave duhet të reflektojë që Shqipëria ka adresuar me sukses prioritetet si fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut, fillimi i procedimeve ndaj të akuzuarve për blerje votash, progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe kërkesa të mëtejshme. Për më tepër, ne ndajmë shqetësimin e grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman se ende nuk janë përmbushur disa kritere si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shtypit. Qeveria shqiptare tani duhet t’i zbatojë këto reforma me më shumë vendosmëri. BE-ja dhe partnerët lokalë duhet të kërkojnë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY