Berisha zbulon detaje të reja nga dosja ‘Meta’, kush është I.M dhe...

Berisha zbulon detaje të reja nga dosja ‘Meta’, kush është I.M dhe ku jeton ai. Cili është i spiunuari

114
0
Shares

Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me dokumentet e publikuara ditët e fundit, ku thuhet se Ilir Meta është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, raporton zyra e shtypit e PD.

Berisha tha, se dje i kishte marrë dokumentet në dorë dhe se personi për të cilin bëhet fjalë është Ilir Murati nga Librazhdi.

Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Pyetje: Z. Berisha, paralelisht ndërsa ju mbani këtë konferencë, PS po përgatitet për të prezantuar disa ndryshime në ligjin për informimin dhe dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit…
Në qoftë se ata do të prezantojnë ato ndryshime, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Berisha: Po. Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë.

Dje pasdite dhe sot – unë kam dokumentet në dorë – nuk ka akt më të shëmtuar.

Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ që ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin, e ka të qartë se I. M., është Ilir Murati, nga Librazhdi.

Dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje, asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë dituar këta.

Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur, qoftë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën.

Unë mund t’ju them ju: në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt! Një akt i pashembullt! Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Për arsye që ajo i di vetë por ç’është e vërteta edhe do të zbardhen.

Prit, prit!

Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, Edi Rama, për herë të parë në jetën e saj politike, Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se “jam e tmerruar.

Çfarë u tha, jam e horrifikuar e tmerruar, e tronditur”, nga dokumenti që ka dalë.
Histori të turpshme. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Prisni është për t’u zhvilluar!

Tani, këto janë , ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdorë SHISH-in për fabrikim dokumentesh.
Cila është situate ligjore sot në Shqipëri?

Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar.

Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori.

U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën të cilën po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë. Ju garantoj këtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY