Sekuestrohen mijëra metra katror tokë në bregdet në Lezhë

Sekuestrohen mijëra metra katror tokë në bregdet në Lezhë

60
0
Shares

Janë sekuestruar edhe disa mijëra metra katror tokë në Lezhë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.29, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a, dhe 334 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumentevefalsifikuaradhe veprimeve të tjera të  kundërligjshme, kanë përfituar nëmënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këto pasuri dhe nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.345 datë 28.07.2022, ështëvendosur :

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe8000 m2, Ishull Lezhë.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe1148 m2, Ishull Lezhë.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqetotale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.
4. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY