MALLTEZI/ Firmë guackë ruse për inceneratorët/ Malltezi bën 7 pyetje: Kush po...

MALLTEZI/ Firmë guackë ruse për inceneratorët/ Malltezi bën 7 pyetje: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?

74
0
Shares

Firmë guackë ruse për inceneratorët, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.

Ai bën 7 pyetje për SPAK: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Abi Malltezi:

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme.

BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!

Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?

Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka!

Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!

NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Ja disa pyetje të thjeshta:

1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veဧ landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?
4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5.  A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.
6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?

Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shumë të vështira për drejtësine e Soros. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY