Akuza e plotë për ish Prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha: Deklaroi rrethana...

Akuza e plotë për ish Prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha: Deklaroi rrethana të rreme!

53
0
Shares
Petrit Fusha

Akuza të rënda për ish prokurorin e Tiranës Petrit Fusha nga prokuroria e Durrësit ndërtuar mbi fakte që kanë dalë gjatë procesit të vetingut.

“Fusha ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Detajet e akuzës:

Duke u nisur nga të dhënat dhe informacionet që qarkullojnë në median e shkruar dhe vizive dhe me qëllim informimin e opinionit publik, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës kërkon të informojë se po kryhen hetime në kuadër të çështjes penale nr.2733 që bën fjalë për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Çështja penale është regjistruar në ngarkim të shtetasit Petrit Fusha, si person të cilit i atribuohet kjo vepër penale, dhe mëpas, ky shtetas është marë cilësinë e të pandehurit duke e akuzuar për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunsëve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Shtetasi Petrit Fusha, ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit i është nënshtruar procesit të rivlerisimit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ishprokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij me cilesinë e të pandehurit.

Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera  në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare.

Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen verpimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY