Kryemadhi, dokumenti tjetër që implikon Erion Veliajn në inceneratorin e Tiranës, ua...

Kryemadhi, dokumenti tjetër që implikon Erion Veliajn në inceneratorin e Tiranës, ua dergoi edhe ambasadorëve

54
0
Shares

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot në një deklaratë për mediat se ka dorëzuar dokumente të tjera në SPAK sa i takon aferës së inceneratorëve.

Ajo tha se materialet ishin dërguar në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare në vend.

Në materialin e publikuar për mediat nga Kryemadhi tregohet sesi bashkia Tiranë ka qenë në dijeni për një ofertë të pa kërkuar për inceneratorin e Tiranës dhe më pas vetë Veliaj kishte caktuar dy anëtarë të komisionit për koncesionin.

“Disa ditë më parë kam vazhduar të dorëzoj në SPAK materiale të tjera sqaruese dhe informuese duke plotësuar dosjen për inceneratorin e Tiranës dhe për të gjithë inceneratorët. Sot do ju bëj me dije atë material të cilin e kam dorëzuar në SPAK dhe e kam përmbledhur në një video.

Kush ka sy të shohë dhe kush ka veshë të dëgjojë e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të bërë të mundur koncesionin korruptiv. SPAK të mos shkojë më pushime por të vendosë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit. Veliaj gënjeu edhe në komisionin hetimor ku tha se kishte një gërmë “g” në vendimin e këshillit bashkiak, të cilin e kemi këtu dhe nuk ka fare një gërmë të tillë”– u shpreh Kryemadhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY