Takimi i Berishës me aktivistë pavarur: Intelektualët, presion opozitës për të nisur...

Takimi i Berishës me aktivistë pavarur: Intelektualët, presion opozitës për të nisur protestat

75
0
Shares

Fronti per shpetimin e Shqiperise zhvilloi nje takim te hapur me intelektuale mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm në vend.

I pranishem ishte eshe Kryetari i PD, Sali Berisha.

Çfarë thanë diskutantët:

Arban Domi, virolog në emigracion: Insistoni që të krijohet një portal jashtë e-albania, që të jetë nën kontrollin e KQZ, si institucion i pavarur. Të jetë nën menaxhim dhe kontroll të plotë. Edhe në Shqipëri por dhe në emigracion ka specialistë të sigurisë kibernetike që mund të përfshiheshin në krijimin e këtij sistemi. Për ne që jemi në emigracion kjo është shumë e rëndësishme se jo vetëm votimi është i rëndësishëm, por edhe mënyra e të votuarit. Nëse emigracioni nuk voton në zgjedhjet e ardhshme, ato zgjedhje do të jenë dështim.

Altin Goxhaj, aktivist: Sot të përqendrohemi te aktualiteti pas 7 korrikut. Tek pyetja që e nisëm çfarë do të bëjmë dhe e bëmë një protestë, tani duhet të kalojmë se si fronti duhet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Dhe e dyta, kush janë aksionet direkte. Këtu ka shumë miq, intelektualë, aktivistë, zëra kritikë që i kanë duart plot me ‘municion’ për të bërë betejën reale. E keqja që kemi përballë ka shtuar reagimin pas 7 korrikut, sicc është edhe rasti i Anglisë një kundëreagim i drejtpërdrejtë i faktit që ne duam të rrëzojmë Ramën. Por të rrëzosh Ramën do të thotë të prishësh stabilitetin e atyre që u intereson që Rama të rrijë në kurrizin tonë. Diskutimet t’i bëjmë më konkrete, më të qarta, më të drejtpërdrejta, se jemi në fund të korrikut, ja ku e kemi gushtin… Po shtatori?

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë: Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori. Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim.

Genc Gjokutaj, avokat: Protesta është bërë fakt. Ndërkohë që Edi Rama vazhdon. Ne shpresojmë, ai vazhdon ekzekutimin. Është shumë e rëndësishme që të zhvillohet gjykimi në Apel sepse ajo është një anë formale, por tregon forcën e ligjit, të drejtat që ka PD sot. E llogaris një dëm kolosal vonesën nga gjykata. Është vonesë e programuar, jo pa dashje. Të mos harrojmë që presim zgjedhjet lokale. Synimi është që të vazhdohet me një koalicion, me një emër. Forca juridike e PD të tregojë forcën e ligjit. Ne kemi gjyqtarë pa integritet, kemi gjyqtarë falsifikatorë, gjyqtarë që e lexojnë ligjin, por nuk e shkruajnë ligjin. Duhet të përgatitemi për këtë situatë sepse edhe brenda PD ka njerëz që presin Apelin. Certifikimi i PD në Apel, flitet për vullnet shumice këtu. 7 korriku ka kosto për t’u mbajtur, 7 korriku nuk mbahet me jehonë, por me veprime konkrete. Kush na pengon ne të shkojmë të KLGJ dhe t’u themi se ky proces është si masat e sigurimit që në krye të javës bëhet gjyqi. Nuk ka çfarë u sheh atyre letrave gjyqtari, është gjyq formal, po na e kthejnë si Nurembergu. Rruga si shkoi në Apel tregon korrupsionin moral të gjyqtarëve dhe investimin serioz të Edi Ramës në dështimin e formësimit të Rithemelimit të PD. Nëse kjo PD është e paregjistruar, një ditë do të na tallin. Mendoj se duhet filluar nga fillimi. Se ça do bëjë PD në pushtet, kjo ka kohë. Të pagëzojmë PD-në ligjërisht. Po nuk patëm bërë këtë, vijmë vërdallë kot. Nëse Gjykata e Apelit nuk e pranon këtë kërkesë, imagjinoni se çdo të ndodhë dhe çfarë do të duhet ne të përballojmë dhe dëgjojmë. Po u zgjidh kjo, të tjerat kanë rrugë.

Ylli Dylgjeri, publicist: Jam publicist sot, por në rrethanat e një të papuni i cili kërkon alternativën. Jam i papunë socialist. Kam mbetur pa parti. Nuk ka sot Parti Socialiste. PS është partia e oligarkëve, e PPP, koncesioneve, e krimit të organizuar. Sot kemi një PD të qendrës që e drejton Berisha, kemi një LSI të djeshme që sot është Parti e Lirisë, që është parti sovraniste që po kalon në popullore dhe nuk kemi më Parti Socialiste. Unë jam sërish non grata. Doktor nuk jeni vetëm ju non grata, do ketë edhe të tjerë këtu. Publiku kërkon alternativën, Mbretëria e Bashkuar na sjell non grata-n. Pyetja ime: Është mike, apo jo mike kjo qeveri? Pse? Sepse, nëse Mbretëria e Bashkuar do të na ndihmonte, duhet të na ndihmonte me projekte për të goditur mafien dhe krimin. Me një non grata nuk ndihmon kërrkënd pasi jemi të gjithë të tillë. Kur duan të ndihmojnë shtete, ndihmojnë me projekte. Të tillë e bëri në Hong Kong, kam qenë atje dhe kam parë projektin britanik se si pas viteve ’90 britanikët morën përsipër, në kushtet tona ishte Hong Kongu, me drogë, dhe e nxorën atë vend në ‘dragonjtë’ e Azisë. Alternativa ishte kontroll shteti me grada policore. Morën 900 djem dhe vajza të ekselencës u dhanë grada dhe i futën në kontroll. Atje ku konstatohej se ishte shkelja në ndërtim, në market, apo kudo, ishte titull ekzekutiv, bllokohej menjëherë dhe shkatërrohej godina, objekti, nuk kishte burokracia. Policia ka punë boll. Krimi është sofistikuar dhe këto specialistë janë në gjendje të hyjnë në bërthamën e tij.

Prof. Enver Bytyçi, analist: Edi Rama do të shkatërrojë kombin shqiptar, bashkëpunon me armiqtë e kombit shqiptar përfshirë dhe kryetarin e bordit të Butrintit. Kemi të bëjmë me një person që ka formuluar parime anti-shqiptare për të realizuar qëllime të mbrapshta. Mendoj se çdo qytetar, duhet ta marrë shumë seriozisht atë logo që PD ka formuluar, se Shqipëria është në rrezik. Të jesh në rrezik nga një pushtues është shumë më lehtë se sa të rrezikohesh nga kryeministri dhe qeveria jote, mafia që instalon në pushtet kjo qeveri. Të jesh në rrezik nga një pushtues është shumë më lehtë të çlirohesh, se të çlirohesh nga mafia në pushtet dhe nga ata që e quajnë veten shqiptarë por punojnë kundër Shqipërisë. Të gjitha iniciativat e kësaj qeverie janë drejtuar si thika pas shpine kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës. Opozita ka mision të madh, në një mision historik që nuk e ka pasur në historinë e vet kombi shqiptar. Të bëjë ndryshimin e domosdoshëm, protestat s’duhen ndaluar. Protestat duhet të vazhdonin edhe në korrik dhee gusht për të dhënë mesazh ndaj qeverisë se shqiptarët nuk do pajtohen me këto veprime destruktive në interes të armiqve të kombit shqiptar. r.k

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY