Mbreti Gent i hajdutërisë së doganave nuk është asgjë më shumës e gazheli i radhës i Edi Ramës, deklaroi sot në një dalje për mediat te selia e PD, Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave në PD, Ledina Mandia.
“Është një Hamza i shtetit në sulltanatin e një njeriu që, ashtu si Enver Hoxha, ka në dorë të gjithë hallkat e pushtetit”, deklaroi Mandia.
Deklarata e plotë e Mandisë:
Promovimi direkt i Edi Ramës, kryedoganieri Gent Gazheli, po bën namin dhe po lë nam.
Nga ngritja në detyrë e të proceduarve për kontrabandë nga drejtësia greke, te emërimet nepotike në sektorë kyç, dhe deri te vjedhja e hapur me manipulim të vlerës së makinave luksoze, ai po thyen çdo rekord të zi.
Me bëmat si kryedoganier, ai po kalon edhe Elisën e çudirave duke i bërë doganat një botë të zhvatjes për xhepat personalë dhe arkën e partisë-shtet.
Partia Demokratike dëshiron të theksojë se:
Mbreti Gent i hajdutërisë së doganave nuk është asgjë më shumës e gazheli i radhës i Edi Ramës.
Ai është maska e një fytyre qeveritare, që nuk bën dot më shumë se makijazh për vjedhjet dhe vjedhje për makijazhin.
Ai është një Hamza i shtetit në sulltanatin e një njeriu që, ashtu si Enver Hoxha, ka në dorë të gjithë hallkat e pushtetit.
Ai është masha për të mos djegur duart kryekleptokrati, në një zjarr që ngroh oligarkët dhe djeg Shqipërinë.
Ai është kurbani i radhës në librin plot me hakmarrje të shefit të madh, i cili pasi i zgjedh për profilin si hajdutë, i lëshon duke thënë se nuk i kishte njohur.
Gazheli është fytyra e një shteti që u nis për Rilindje dhe të vetmen gjë rilindëse që na dha ishte mjekra e kryevezirit të Surrelit, që don të luajë Ismail beun e pavarësisë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/