Dolën në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e një sasie të madhe nafte dhe futjen e saj kontrabandë, bllokohet nga Policia, peshkarexha me 80.000 litra naftë.
Shpallen në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur, një depozitë, në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.
Sekuestrohet peshkarexha me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara.
Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.
Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit:
– A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës;
– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës;
– N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.
Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/