Dy persona kanë mbetur sonte të plagosur në Milot nga një breshëri pa kursim ndaj Klisman Preçi, 27 vjeç dhe Ylli Brahimi, 47 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Milotit, ne hyrje te nje pallati ne sheshpushimin e pallatit, makina e te plagosureve ka qene fuoristrade land rover, e blindur.
Ne Borizane eshte duke u djegur nje automjet tip Audi, po shkojne sherbimet e policise aty.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur.
Në vendngjarje janë gjetur 100 gëzhoja.
Atentati me armë zjarri vjen pak ditë pas atentatit të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Dyshohet se atentati i mbrëmjes së sotme lidhjet me përplasje të bandave kriminale.
47 vjeçari Ylli Brahimi u qëllua edhe një vit më parë teksa fatmirësisht 2 shokët e tij shpëtuan mrekullisht.
Siç shihet nga videoja më poshtë autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/