Dritan Leli në SPAK, Rama e shante në Pogradec. Kryetari i dytë...

Dritan Leli në SPAK, Rama e shante në Pogradec. Kryetari i dytë i Vlorës viktimë e Ramës

81
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mesditën e sotme është paraqitur në SPAK pas një kallëzimi nga ana e KLSH-së.

Ndërsa ai ndodhej në SPAK, kryeministri Edi Rama po merrej me të në mbledhjen me drejtuesit lokalë.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama gjatë një takimi me kryebashkiakë.

I pyetur nga gazetarët se pse ishte thirrur, Leli refuzoi të fliste duke kërkuar që këtë pyetje tia bëjnë SPAK-ut.

Edhe një kryetar Bashkie i Vlorës, Shpëtim Gjika përfundoi në prokurori pas sherreve me kryeministrin Rama. M.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY