Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar Sot gjatë një konference për shtyp në lidhje me komentin e fundit të Ramës për debatet e djeshme në Parlament.
“Rama përdori seancën për rezolutën e Dick Martit për të mbuluar implikimin e tij në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, tha ndër të tjera Berisha.
Komentet e Berishës për rezolutën, Grida Dumën:
Ajo ishte një seancë për të mbuluar gjithashtu implikimin direkt të Edi Ramës në procesin e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.
Pse, do thoni ju? Sepse duke pretenduar të bëhet lider rajonal dhe global, ky lidhi proceset në mënyrë fatale. Procesin e Hagës me atë të ndryshimit të kufijve. Nëse kontrolloni kronikat, do gjeni atë duke deklaruar se ajo gjykatë nuk na duhet gjë. Rama sponsorizoi një fushatë kundër Gjykatës së Hagës, duke dëshmuar jo solidaritet me udhëheqjen politike të Kosovës, por vullnetin e keq për të fshehur nëse kishin ndodhur krime, në një kohë kur Kosova e kishte votuar gjykatën.
Këto janë motivet e vërteta që e shtynë Ramën në atë seancë të turpshme si ajo e djeshmja. Ai aty doli i vërtetë siç është. Një vasal mjeran i Vuçiçit.
Rezoluta/ Berisha: Parlamenti i Shqipërisë ishte dje paralementi i një republike vasale të Serbisë:
Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë.
Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai.
Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit.
Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare.
Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha:
Në mënyrën më të padenjë, të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt.
E bëri këtë për dy arsye. Së pari, për të mbuluar refuzimin e pranimit nga ana e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Vasali i Vuçiçit nuk guxon që të ngrejë çështje siç duhet. Aty ku preket Serbia. Ai e ka me borxh, me një gjuhë jashtëzakonisht të padenjë për një njeri normal. Me këtë rast e përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit ndaj atyre zonjave, kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak. Që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Nuk shqipëroi një fjalë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/