EMRI/ Arrestohet gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit dhe 4 persona të tjerë

EMRI/ Arrestohet gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit dhe 4 persona të tjerë

74
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshkja dhe dy avokatë.

SPAK ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimi lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona tëinteresuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë parash me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 shtetas.

Është ekzekutuar dje masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për gjyqtaren Zamira Vyshkja me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar për Ilir Pashaj, me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, edhe për shtetasin A.T. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY