Berisha rrëfen se pse Rama është i përfshirë në arrestimin e Thaçit,...

Berisha rrëfen se pse Rama është i përfshirë në arrestimin e Thaçit, 2 momentet

46
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka replikuar sot në senavë plenare me Kryeministrin Rama në lidhke me arrestimin e Hashim Thaçit.

Berisha akuzoi Ramën për përfshirje në arrestimin e tij dhe për këtë ai dha dy argumenta.

Shpjegimet e Berishës:

Së pari edhe njëherë dua të theksoj se kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtertë, parafolësi i dekonfiruar dhe i shndërruar në një pacient të pa kururar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij.

Përsa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën.

Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori dhe e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndrhyshimit të kufijve në Ballkan. Ky e mori Hashim Thaçin të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Janë burime shpifjesh të pafundme.

Edi Rama, në një spirale futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimit të tyre.

Unë do të diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e rraportit të Dick Marty, për të gjnitha të vërtetat e hetimeve. Çdo gjë është në dokumente. Por ky që do të bëhet tani patriot bashkë me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën, për anulimin e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare, gjë e cila tregonte indirekt se po përpiqej për të fshehur fajësitë që nuk ekzistonin.

Prandaj hidhet dhe kërcen këtu sepse e di që në çdo variant del thjeshtë një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçiç. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi, por për planet e Vuçiçit, përpiqet në çdo samit t’i bëjë retushin.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY