Qeveria miraton hartën e re Gjyqësore, nuk pyeti për askënd nga grupet...

Qeveria miraton hartën e re Gjyqësore, nuk pyeti për askënd nga grupet e interesit, shoqëria civile qindra mijëra eurosh-qesharake, nuk tha asnjë fjalë

38
0
Shares

Këshilli i Ministrave miratoi sot propozimin e KLGJ dhe ministrisë së Drejtësisë për Hartën e re Gjyqësore, duke hedhur pas krahëve kërkesat e shumta që harta të mos miratohet dhe refuzuar grevën gati një mujore të avokatëve në të gjithë vendin.

Në anë të qeverisë idhin pothuajse të gjitha organizatat e shoqërisë civile që merren me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, veçmas ato që financohen nga zyra e BE në Tiranë, fondacioni Soros dhe agjencia e qeverisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kryen një punë 3 vjeçare përmes Grupit Ndër-institucional të Punës për Riorganizimin e kompetencave tokësore të gjykatave.

Harta e re gjyqësore bazohet në metodologjinë e propozuar nga Komisioni Europian për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ) dhe është hartuar me asistencën teknike të ekspertëve të Këshillit të Europës, USAID dh Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit eAmbasadës së SHBA në Shqipëri dhe Delegacionit të BE-së.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, përshëndet këtëvendimmarrje, e cila është tregues i bashkëpunimit të ndërsjelltë midis pushteteve, me qëllim garantimin e një demokracie funksionale në Shqipëri dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Vendimi i sotëm i hap rrugën një procesi i cili synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët. Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë të shërbimeve gjyqësore për publikun. Qytetarët të cilët jetojnë nëqytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë tëmarrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore”, thuhet në një deklaratë të KLGJ. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY