Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se një nga arsyet e vonesës së hapjes së negociatave është se me Shqipërinë ka klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit.
Berisha e bëri deklaratën gjatë një takimi që zhvilloi me banorë të Durrësit.
Çfarë tha Berisha:
Edhe sot mashtroi. 4 vite më parë hapi shampanjën, u hapën negociatat, shpërndau dekorata, hodhi fishekzjarrë. Flamuri i BE, çdo njeri që e sheh i ka ca yje, ato janë vendet anëtare, jo negociatat, s’ka yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Mashtruesi është mashtrues. Çfarë ndodh para dy vitesh? Një nga shkaqet ka qenë Shqipëria, ua tregoj unë pse.
Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë? Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar.
Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/