AKSHI: Ja cilat shërbime janë rikthyer në e-Albania

AKSHI: Ja cilat shërbime janë rikthyer në e-Albania

96
0
Shares

e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë, lajnëroi sot pasdite AKSHI përmes një njoftimi për mediat.

Cilat shërbime janë rikthyer në funksion:

Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:
– Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
– Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
– Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:
– Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
– Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
– Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
– Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
– Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
– Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
– Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
– Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY