Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 2-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në njësinë administrative Lekbibaj, ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Ata organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interrupt”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: GJ. D., 53 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Salcë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit R. P., 31 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe A. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në zona të ndryshme, në njësinë administrative Lekbibaj.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/