Dashuri në makinën e policisë, pezullohen nga puna polici dhe policja

Dashuri në makinën e policisë, pezullohen nga puna polici dhe policja

324
0
Shares

Po bënin dashuri në pak minuta pushim çifti i policëve në Vlorë, por po e bënin në orarin e punës dhe në makinën e punës.

Ata sot janë pezulluar nga puna pasi dikush i filmoi ata dhe publikoi videon në rrjete sociale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY