Kryemadhi nxjerr fakte të reja, kërkon hetimin e ministres së Financave Delina...

Kryemadhi nxjerr fakte të reja, kërkon hetimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj

53
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kërkoi sot nga SPAK fillimin e hetimeve për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj ndërsa theksoi se vlera e abuzimeve të kompanive fiktive të lidhura me inceneratorët shkon në 30 mln dollarë.

“Fshehjen e të ardhurave, mospagimin e taksave dhe tatimeve dhe pasurimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Vlera e këtyre abuzimeve që janë faktuar është 30 mln dollarë. Prej ditës së sotme përmes shtesës së padisë në SPAK janë disa dokumente që provojnë shkeljet përmes shitjes dhe blerjes përmes kompanive fiktive. Ato janë përgjegjëse se kanë përvetësuar fonde publike. Në këto fatura që kemi dorëzuar në SPAK rezultojnë fiktive. Dorëheqja e Ramës më e pakta që mund të ndodhë në një vend normal të Europës”, tha Kryemadhi.

“Si përgjigje ndaj këtyre fakteve tronditëse të bëra publike, Ministrja e Financave të qeverisë deklaroi në Kuvend se ata i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018.

Mirëpo, edhe kur i kanë hetuar këto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t’i hetojë këto kompani që kanë lëshuar fatura fiktive për të mashtruar shtetin, sëbashku me përfituesit real të faturave fiktive. Që janë kompanitë e inceneratorëve, kompania e Klodian Zotos, nënkontraktore e inceneratorëve.

Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se është dorëzuar edhe një padi shtesë në SPAK. Sipas saj edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj që më herët mbante postin e Drejtoreshës së tatimeve, është e imlikuar në aferën e inceneratorëve.

Deklarata e Kryemadhit për ministren:

Si përgjigje ndaj këtyre fakteve tronditëse të bëra publike, Ministrja e Financave të qeverisë deklaroi në Kuvend se ata i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018.

Mirëpo, edhe kur i kanë hetuar këto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t’i hetojë këto kompani që kanë lëshuar fatura fiktive për të mashtruar shtetin, sëbashku me përfituesit real të faturave fiktive. Që janë kompanitë e inceneratorëve, kompania e Klodian Zotos, nënkontraktore e inceneratorëve.

Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018.Zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI, por është ajo që meriton çdo qytetar i republikës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY