Janë zbuluar të dhëna të reja lidhur me ngarkesën e kokainës së zhdukur në Durrës.
“Qindra kg kokainë u zhdukën në portin e Durrësit. Droga u grabit nën mbikqyrjen e policisë. Familjarë të qeveritarëve janë parë me leje të kundraligjshhme në port këto ditë”, shkruan kreu i PD në rrjete sociale mbështetur në njl mesazh nga oficeri dixhital.
“Miremengjes Doktor, dje ne portin e Dr eshte konstatuar nje kontinjer me banane i hapur dhe mungese e nje sasie shume te madhe flitet per mbi 500 kg hequr me arka qe dyshohen qe kane qene me kokain. Kontinjeri kishte 11 dite qe qendronte ne Porte nen monitorim te punonjesve te siguris dhe te Policis. Po te ve ne dieni se ne portin e Dr jane leshuar leje per levizje nga autoritet ne kundershtim me ligjin te familjarve te pushtetarve e individve me rekorde kriminale per favorizim te veprimeve te kundraligjshme. Arrestimet e punojsve te sigurise jane tumnaj pasi gjithçka eshte bere nen mbikqyrjen e policise. Qendrimi i Kontinjerit 11 dite pa u kontrolluar nga dogana dhe skaneri eshte bere me qellim qe te shkarkohej ngarkesa e madhe e kokaines”, shkruan Berisha.
Sot janë arrestuar 18 punonjës të sigurisë dhe 2 punëtorë të kompanisë që priste bananet pasi kontenieri u gjet pa plumbce dhe me nje sasi të madhe ‘bananesh’ që mungonin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/