Braktisin fjalimin e Ramës për amnistinë fiskale, ambasadori gjerman dhe francez lënë...

Braktisin fjalimin e Ramës për amnistinë fiskale, ambasadori gjerman dhe francez lënë sallën

90
0
Shares

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabet Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf kanë braktisur konferencën për amnisitinë fiskalr në momentin që kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur të flasë.

Barsacq dhe Zingraf ishin të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale dhe kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një ekspert nga Britania e Madhe, të cilët shpjeguan  specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma e qeverisë.

Dy ambasadorët lanë sallën, ndërkohë që veprimi ka lënë për disa sekonda të heshtur dhe vetë kryeministrin.

“Institucione të luftës kundër krimit, kundër pastrimit të parave etj patjetër mund të kenë, por dhoma tregtie, hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri, një biznesmen në Shqipëri që të çohet dhe të thotë, “nuk duhet amnistia”. Ma nxjerre një kryetar dhome tregtie, përjashto kryetaren e kryetarëve që është Inesi që s’është marrë ndonjëherë me biznes që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë, një, përfshirë dhe kryetarët e dhomave me flamujt e vendeve partnere. Dhe nuk flas këtu me hipoteza, me fakte!

Të diskutosh për thelbin, të diskutosh për elementët e ligjit është gjëja që ne duam por të vësh përpara një barrierë që “kjo nuk bëhet”, kjo është e papranueshme. Kjo s’bëhet se shqiptarët janë kriminelë? apo kjo s’bëhet se paratë e shqiptareve duhet të rrinë jashtë? Të flasim hapur, pse nuk behet kjo? Se paratë e shqiptareve janë më mirë aty ku janë jashtë?”, tha Rama gjatë fjalës së tij për amnistinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY