Vihet në pranga nga policia e Fierir 61-vjeçari Miço Bushi, i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/