DURRËS/ Ndihmoi të shpëtonin dy fëmijë, 18 vjeçari humb jetën në det

DURRËS/ Ndihmoi të shpëtonin dy fëmijë, 18 vjeçari humb jetën në det

28
0
Shares

Një 18 vjeçar hyri në det sot në plazhin e Durrësi për të shpëtuar dy fëmijë në rrezik por nuk ia doli që të dilte vetë. Fëmijët janë spital ndërsa trupi i 18 vjeçarit u nxor në breg pa jetë nga policia kufitare.

Detajet:
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY