EMRI/ Trafikanti i Malit të Zi kapet në doganën e Morinës

EMRI/ Trafikanti i Malit të Zi kapet në doganën e Morinës

39
0
Shares

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Mali të Zi, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY