Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, ndërhyri për të shpëtuar dy të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit.
Policia mori njoftim për dy të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/