Paratë e vjedhura i fshehin në emra të gjallësh, të vdekurish e...

Paratë e vjedhura i fshehin në emra të gjallësh, të vdekurish e në azile. Prisni se ky është vetëm fillimi!

37
0
Shares

Duke folur për aferën e inceneratorëve gjatë takimit me drejtues lokalë të PD Saki Berisha tha se në lidhje me skandalin e inceneratorëve ky është vetëm fillimi.

Paratë e vjedhura i fshehin në emra të gjallësh, të vdekurish e në azile. Prisni se ky është vetëm fillimi, tha Berisha.

Pjesë nga biseda:

Kjo është një betejë për jetë a vdekje e demokracisë shqiptare e cila de facto sot të vetmen gjë që ka, ka atë arritje të 7 korrikut, opozitën e vërtetë në shesh betejë. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të shqiptarëve, të botës. E them këtë para jush me lutjen që ta ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët, se shpëtimi vjen vetëm nga Partia Demokratike, Shoqëria Civile dhe forcat e tjera politike opozitare. Ne jemi ata që duhet të vendosim për të marrë fatin tonë në dorë. Ne sot kemi një qeveri e cila në mënyrë absolute nga mëngjesi e deri në darkë nuk ka agjendë tjetër veç vjedhjes së qytetarëve. Ju e shihni, çdo ditë dalin milionat e parave të vjedhura të fshehura, diku te një bari në Athinë, diku te varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që s’kanë asnjë lidhje me paratë që kanë fshehur tek ata. Prisni, është fillimi, se këta të cilët kanë ndërtuar kilometrin e rrugës Ibë-Farkë me 30 mln euro, aty vëllimet e punimeve nuk janë kurrë më shumë se 3-4 mln euro maksimumi, se kanë patur një shembje. Pra, 10-fishi. Kanë vjedhur dhe i kanë depozituar në emra të gjallësh, të vdekurish, pensionistësh në azil.

Berisha: Këtë qeveri s’mund ta mbrojë më SPAK. Do përballet me popullin!

Protestat nuk ndalen më. 7 korriku ishte hapi i parë, opozita në këmbë, por protestat kur të fillojnë nuk ndalen, do jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri duhet të ikë. S’mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri.

Jo! Do përballet me popullin. SPAK-u është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve të tyre. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve, çdo ditë Erion Veliaj me bandën e tij merr 80 mijë euro në ditë nga thesari, nga paratë e taksapaguesve, nga ata që janë në kërkim gjoja, Zoto, Mërtiri, Gugallja.

Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve shqiptarë. Si mund t’ua japë paratë njerëzve në kërkim? Ua jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn. Tallen me ne, bëjnë teatër. A do të pranojmë që ata të bëjnë teatër? Jo! Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve, do t’i përmbushim ato. Nëse drejtësia do të vepronte, ne do vlerësonim, por këtu drejtësia përdoret për të vënë kapak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY