Lajme të mira për fuqinë e imunitetit natyror mbi covid 19, mjeku...

Lajme të mira për fuqinë e imunitetit natyror mbi covid 19, mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit kredibël, në diskutim axhendat ekonomike

33
0
Shares

Mjeku dhe kërkuesi Ilir Akimehmeti ka ndarë sot me publikun të dhëna të reja që konfirmojnë fuqinë e imunitetit natyror nsaj infektimeve të covid 19 pavarësisht varianteve të virusit.

Lajme të mira mbi imunitetin natyror ndërsa natyrës nuk i ka mbetur hatri, edhe pse diskutimi publik mbi imunitetin natyror pas kalimit të COVID-19 është vendosur në plan të dytë nga axhendat politike dhe ekonomike botërore!

Të dhënat:

Katari gjatë të gjithë periudhës së pandemisë ka prodhuar vazhdimisht kërkim shkencor elitar dhe ka ofruar evidenca të pakundërshtueshme mbi efektivitetin e imunitetit natyror!

Më datë 07 korrik 2022, Universiteti Cornell (Katar), në bashkëpunim me institucione të tjera zyrtare të Katarit dhe me OBSH prepublikuan të dhënat e përditësuara mbi imunitetin natyror pas COVID-19.

Në detaj, u kryen tri studime kombëtare kohort për të krahasuar incidencën e infeksionit SARS-CoV-2 dhe të formave të rënda të COVID-19 ndërmjet:

personave të pavaksinuar me infeksion të dokumentuar nga SARS-CoV-2,
personave të pavaksinuar të painfektuar më parë.

Rezultatet ishin sa të pritshme aq edhe pozitive!

97.3% ishte efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.
Efektivitet i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.
Efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda nuk shfaqte asnjë shenjë zbehje apo rënie të tij.

Rezultatet e ndara sipas tri studimeve të ndryshme:

Studimi i reinfektimi pre-Omicron (infektim i parë dhe reinfektim me variante përpara Omicron):
98.0% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.
Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 90.7%.

Studimi i reinfektimit Omicron (infektim i parë me variante të mëparshme – reinfektim me Omicron)
88.6% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal nga Omicron.
Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 84.6%.

Studimi i formës së rëndë të reinfektimit nga COVID-19 (pavarësisht nga varianti i infektimit të parë apo të dytë)

97.3% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 95.4%.
Luhatja muaj pas muaji pas infektimit të parë ishte e neglizhueshme PA SHENJA TË RËNIES SË MBROJTJES! (Figura 3C) EFEKTIVITETI ISHTE ~100% DERI NË 14 MUAJ PAS INFEKTIMIT TË PARË!

Përfundimi i autorëve:
Pavarësisht nga zbehja e mbrojtjes kundër infektimit nga SARS-CoV-2, në mënyrë mbresëlënëse nuk rezultoi asnjë evidencë për zbehjen e mbrojtjes kundër reinfektimit të rëndë COVID-19.
Mbrojtja nga format e rënda mbeti ~100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY