SARANDË/ I ngriti zërin radios në lokalin e tij, nis procedimi penal

SARANDË/ I ngriti zërin radios në lokalin e tij, nis procedimi penal

45
0
Shares

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi H. G., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 39 vjeçe dhe A. Xh., 28 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi kanë vendosur muzikë me volum të lartë, në lokalin që menaxhojnë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. L., 41 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, pasi kanë kanosur dhe dëmtuar me sende të forta, shtetasen F. A., për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY