Një i ri i pajetë mbërriti këtë mbrëmje në spitalin e Korçës shoqëruar nga familjarët e tij.
“Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/