Dy vjet më parë i morën natën 80 vjeçares 1 milionë lekë,...

Dy vjet më parë i morën natën 80 vjeçares 1 milionë lekë, por nuk u harruan

48
0
Shares

Kapet dhe vihet në pranga nga policia e Pukës një person i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë, të një sasie parash, në një banesë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në vijim të punës për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur në gusht të 2020, në fshatin Kqirë, Pukë.

Në banesën e një gruaje të moshuar, u vodh me dhunë një shumë parash, për të cilën u kap dhe u ndalua shtetasi V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me një person tjetër M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY