Vodhi varsën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe vënë në pranga 25-vjeçarin, përsëritës për veprën penale të vjedhjes.
Nisur nga denoncimi i një gruaje se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, një shtetas i kishte vjedhur varsen, organizuan menjëherë punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “2nd Necklace”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së denoncuar, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-P. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varsen e vjedhur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/