VIDEO/ Momentet e shpëtimit të turistëve çekë nga bllokimi në majat e...

VIDEO/ Momentet e shpëtimit të turistëve çekë nga bllokimi në majat e Valbonës, detajet e sagës së gjatë të transportit

64
0
Shares

Tre turistë çekë u shpëtuan sot nga policia e Tropojës ndërsa u bllokuan në majat e Valbonës. Në pamundësi të uljes së helikopterit, policia ia doli të nxirrte nga bllokimi turistët deri në një lëndinë nga ku u transportuan me helikopter.

Detajet e policisë së Tropojës:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për 3 turistë çek, të cilët, duke eksploruar zonën e Valbonës, kanë mbetur të bllokuar, ju informojmë se:

Për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në tërrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çek, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në qendrën shëndetesore të fshatit Lekbibaj, ku morën asistencën mjekësore dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY