Moti javën që vjen, një ‘dietë’ me diell ndryshe nga ato ditë...

Moti javën që vjen, një ‘dietë’ me diell ndryshe nga ato ditë që kaluam

51
0
Shares

Të freskëta do jenë orët e natës dhe jo shumë të nxehta në ato të mesditës.

Megjithatë koha për të gjithë javën parashikohet i kthjellët dhe me plot orë me diell.

Pasdite priten edhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore dhe shpesh do të shoqërohen me shi të izoluar dhe të dobët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe deri ditën e Enjte përgjatë vijës bregdetare dhe lugina relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 6-10m/s. Duke filluar nga dita e Premte itensiteti i erës bie. Drejtimi mbetet përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-3m/s dhe në bregdet e lugina me rrahje deri në 4-6m/s.

Duke filluar nga dita e Premte gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehti dhe temperatura që pritet të “kapërcejnë” vlerat 37-38°C në rang vendi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY