Kuvendi bllokon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet, duhej ta bënte që...

Kuvendi bllokon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet, duhej ta bënte që në dhjetor

73
0
Shares

Kuvendi ka bllokuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili ndalon ndëshkimet e policisë për shkak të protestave pa leje.

Tre deputetë të LSI-së, kanë dërguar kërkesën që në mars në kryesinë e Kuvendit me propozimin e ndryshimeve në kodin penal por mazhoranca e ka bllokuar.

Gjykata Kushtuese ka vendosur ndryshimin e Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret!

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.
Ky Vendim i Gjykates Kushtetuese duhej te ishte zbatuar qe ne dhjetor te vitit 2021.
Kemi depozituar ne Kuvendin e Shqiperise qe ne 18 mars Projektligjin per ndryshimet ne Kodin Penal per Tubimet ashtu siç urdheron Gjykata Kushtetuese, me firmat e Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit dhe Erisa Xhixhos.
Por kete Vendim Rilindja ne Kuvendin e Shqiperise e zvarrit dhe e bllokon qellimisht ne dhunim hapur te Kushtetutes dhe ligjit.
I kam kerkuar publikisht edhe Kryetares se Kuvendit L.Nikolla, qe te beje detyren dhe te imponoje shqyrtimin dhe miratimin urgjent ne seance plenare te ndryshimeve te Kodit, por ajo duke ju bindur vetem urdherave politike te Rilindjes nuk ka bere asgje”, deklaron nënkryetari i LSI. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY