Ka patur debate sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve teksa po diskutohej mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka për të cilin ka një kërkesë të opozitës për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese vlefshmërinë e tij.
Teksa avokati i ministres, Genci Çifligu po rendiste arsyet pse nuk qëndrojnë pretendimet e opozitës, ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi. Ai është shprehur se avokati ka ardhur për të folur mbi mandatin e Xhaçkës dhe jo t’i bëjë reklamë kompanisë së bashkëshortit të saj.
Ndërkaq Deputeti Gazment Bardhi në vijim tha se ka pasur shkelje në procedurë.
Nikolla: Rregullorja përcakton që për të thirrur mbledhjen vendos kryetari i kuvendit ose ½ e anëtarëve. Unë kam ushtruar detyrën që me jep rregullorja dhe kam caktuar datën dhe orën.
Felaj: Kuvendit i është paraqitur një kërkesë për mocion, nga 1/10 e anëtarëve të Kuvendit me një objekt që është i njëjtë me objektin e kërkesës për mocion paraqitur nga ana juaj. Kuvendi është i detyruar që ta shqyrtojë kërkesën për mocion dhe meqë kërkesa është ë njëjta që kjo kërkesë për mocion ti bashkohet kërkesës së më mëparshme.
Bardhi: Jemi dakord, nuk kemi asgje kundër. Problemi është që duke qenë se kërkesa specifikon që të nisë procedura parlamentare. Ku mocion është nisur para se të niste procedura parlamentare. Jemi dakord për bashkimin.
Bardhi: Në datën 5, ½ e anëtarëve të këshillit të rregullores kanë kërkuar thirrjen. Ju e keni injoruar kërkesën, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 13. Në kërkesën tonë kemi kërkuar mbledhjen të mërkurën dhe kjo ka qenë në përputhje me nenin, jo vetëm nuk kemi marrë përgjigje por ju caktoni një datë tjetër.
Më pas debati ishte për deklaratat e avokatit të ministres Xhaçka.
Bardhi: Ka ardhur për të folur për mandatin, jo për burrin e Xhaçkës. Muhabet kot. Nëse do të bëjë avokatinë e biznesit të burrit të Olta Xhaçkës, le të dalë nga selia e shoqërisë së burrit të Olta Xhaçkës, nuk kemi ardhur këtu të bëjmë reklamën e kompanive.
Nikolla: Nuk jeni i detyruar të qëndroni me zor. Nëse keni dëshirë mund ta lini mbledhjen.
Bardhi: Ai po tregon si e ka merituar statusin e investitorit strategjik. Nuk duhet të bëjë avokatinë e burrit të Xhaçkës.
Felaj: Ke detyrimin për ta dëgjuar.
Bardhi: Çfarë për ta dëgjuar.
Nikolla: Kemi ardhur të dëgjojmë. Nuk më impresionon me këto ndërhyrje, ulu aty ose dilni jashtë.
Avokati i ministres, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend tha se kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësohet kushti që duhet të jetë vetë deputeti që kryen veprimtari përfituesi. Vetëm për këtë shkelje Kuvendi ka të drejtë ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“Vetëm kur deputeti vetë përfiton. Vetëm me këtë shkelje kushtetutbërësi ka parashikuar veniën në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit. Olta Xhaçka nuk ka përfituar asgjë nga ndonjë pasuri e shtetit. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.
Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. Pyetja duhet të jetë: A ka përfituar ndonjë pasuri deputetja Olta Xhaçka nga organet e shtetit dhe organet e pushtetit vendor? Ajo nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari përfituese nga pronat e shtetit dhe nuk rezulton e provuar se ajo ka përfituese. Pra, rasti i saj nuk shkel nenin 70, pika 3, e Kushtetutës”, ka thënë ndër të tjera avokati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/