Rrëzohen në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të leje drejtimit.
Sot ishte hera e dytë e testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5 dhe që të 5-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove).
Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 2007, 2010, 2014 dhe 2019.
Ata drejtues makinash që humbin të gjitha pikët rimarrin patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kalojnë në testin e praktikës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...