Kryemadhi vijon denoncimet për skandalet e reja të inceneratorëve: Po të kishte...

Kryemadhi vijon denoncimet për skandalet e reja të inceneratorëve: Po të kishte drejtësi Rama do të ishte bashkë me Bllakon dhe Kokën

34
0
Shares

Kryetarja e LSI-së ka vijuar edhe sot me denocimine skandalit të vjedhjeve përmes faturave fiktive të qindra milion dollarëve nga inceneratorët.

“Nuk u jap dot fatura sa të dorëzoj në SPAK, se janë me qindra mijëra fatura. Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e cdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo prezantoi disa fatura shumë milionëshe ndërkohë që SPAK ene nuk ka bërë asnjë shpjegim në lidhje me denoncimet e fundit të Kryemadhit.

“Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën”, tha Kryemadhi në fund të konferencës së saj prej dhjetë minutash, por me dokumenta sa për dhjetë vjet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY