Amendine në kodin rrugor, ndryshon koha e patentës, shpejtësia me makinë për...

Amendine në kodin rrugor, ndryshon koha e patentës, shpejtësia me makinë për të rinjtë dhe mosha e shoferëve publikë

89
0
Shares

Është zgjatur koha e mbajtjes së lejes së drejtimit deri në moshën 70 vjeç.

Kushdo ta rinovojë lejen ekzistuese do ta marrin atë me një afat vlefshmërie prej 15 vitesh.

Propozimi për ndryshime në Kodin Rrugor është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe është depozituar në Kuvend.

Më herët afati i vlefshmërisë së patentës ishte për 10 vjet për të gjithë drejtuesit e mjeteve deri në 50 vjeç, dhe 5 vjet për ata mbi këtë moshë.

Propozimi tjetër lidhet me kufizimin e shpejtësisë për shoferët e rinj të cilët deri në tre vite nga marrja e patentës nuk do mund të qarkullojnë në autostrada me më shumë se 80 km/orë. Ndërsa në rrugët interurbane maksimumi që mund të lëvizet në këto akse është 70 km/h, nga 90 që është limiti i lejuar.

Po ashtu është propozuar që shoferët e autobusëve, kamionëve apo transportit publik mund të drejtojnë mjetin deri në moshën 70-vjeçare, nga 65 që është aktualisht.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY